08:59 / 12.02.2024
Moti në Shqipëri, me vranësira, reshje shiu dhe bore
rtsh.al
Shtjella ciklonike po zhvendoset drejt Evropës Juglindore duke ia lenë vendin presionit të lartë atmosferik në Evropën Perëndimore ku presim stabilitet të motin në ditët në vijim.
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intensitet mesatar, reshje bore në verilindje. Në mbrëmje do të kemi përmirësim. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim, me shpejtësi 15-20 m/sek, në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6, me lartësi vale 1.0-2.0 metër, në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 3/10°C,
Zonat e ulëta 8/15°C,
Zonat bregdetare 11/15°C.























