Haradinaj e Hummelgaard diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë
BKT
Foto: Nga profili i R.Haradinaj
Lajme

Haradinaj e Hummelgaard diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

G.K/RTKlive

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka takuar ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Detaje nga ky takim z.Haradinaj i ka publiukuar në faqen e  faqen e tij në Facebook.

“Ministrin Hummelgaard e falënderova për rolin konstruktiv të Danimarkës, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e fuqishme e vendit tonë në proceset euroatlantike dhe në proceset e tjera shtetndërtuese.

Gjithashtu, kërkova që partneriteti mes dy vendeve tona i krijuar prej vitesh, të thellohet e zgjerohet në çështjet e rëndësishme që kemi përpara|”, shkruan Haradinaj.

 


MË SHUME NGA Lajme