Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe  vranësira me reshje shiu
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe  vranësira me reshje shiu

rtsh.al

Shtjella ciklonike po zhvendoset drejt Evropës, detit Egje, duke ia lenë vendin presionit të lartë atmosferik në Evropën Perëndimore, ku presim stabilitet të motin në ditët në vijim.

Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira me reshje shiu me dhe bore të izoluara në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 8 m/sek, në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0.5-1.0 metër, në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore    2/10°C,

Zonat e ulëta      6/16°C,

Zonat bregdetare 8/16°C.


MË SHUME NGA Shqipëri