Tryeza e sportit, mundësi për ta çuar sportin përpara
F.B/RTKLive
Reforma ligjore në sport, ndryshimi i Ligjit për parandalimin e dhunës në sport, ndikimi i reformës tek komunitetet sportive, politikat sportive dhe prioritetet për vitin 2024, pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Paris 2024, Los Angelos 2028 dhe Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, pjesëmarrja e parë e Kosovës në Lojërat Paralimpike, kongresi Mbarëkombëtar i Sportit, mbështetja financiare përmes thirrjeve publike në sport 2024, janë temat që sot janë duke u diskutuar në Tryezën e pestë të sportit.
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Daulina Ismajli tha se këtë vit e kemi nisur mbarë me sukseset e vitit të kaluar. Sipas saj, shumë aktivitet sportive ndërkombëtare janë zhvilluar vitin e kaluar me suksese të mëdha në vendin tonë. E dyta e sportit të Kosovës, ka folur edhe për investimet që janë bërë në sport në vitin e kaluar, por sipas, saj, investimet në sport do të vazhdojnë edhe këtë vit.
“Këtë vit e nisem mbarë me sukseset e vitit të kaluar. Kosova se bashku me Durrësin nikoqire e Lojërave Mesdhetare, organizim i shumë aktiviteteve ndërkombëtare të organizuar, me shumë sukses me Kampionatin Evropian të hapur të xhudos, nisja me programin “Sport në Shkolla”, tri projekt ligje të reja si dhe një draft i ri i projektligjit për parandalimin e dukurive negative në sport. Projekti për konsolidimin e infrastrukturës se futbollit në terë Kosovën, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe 16-të komuna i cili ka për qëllim ndërtimin e 27 stadiumeve të reja në terë Kosovën. Zgjerimi qendrës nacionale të xhudos, edhe kjo nisme po realizohet në kuadër të programit “Kosova sport i xhudos”, projekte të reja nacionale në sportin e atletikës, tenisit, renovimet e sallave sportive, janë vetëm disa të arritura që së bashku i kemi shënuar vitin e kaluar”, tha Osmani.
“Për më shumë vitin 2023 e përmbyllëm më mbi 25 milionë euro mbështetje direkt për aktivitet sportive në vend, 10 milionë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, 15 milionë euro të tjera nga ligji i sponsorizimit, kjo është mbështetja më e madhe financiare të cilën e ka marr sporti vendor ndër vite e të cilën këtë po synojmë ta rrisim edhe më shumë. Siç e dini gjatë javës së kaluar kemi nënshkruar memorandume me federata sportive në vlerë prej 5.5 milionë euro e cila reflekton një rritje prej 112 përqind në krahasim me vitin 2022”, theksoi ajo.
Osmani shtoi se edhe në vitin 2024 do të vazhdohet me investimet në sportin e Kosovës.
Ndërkaq, kryetari i Komitetit Olimpik i Kosovës, Ismet Krasniqi thotë se tryeza e sportit, mundësi shumë e mirë për shkëmbyer përvoja dhe ide për ta çuar sportin përpara.
“Tryeza e sportit, takim tashmë tradicional, përmes së cilës kemi shkëmbyer përvoja dhe ide për të mirën e sportit. Tryeza i ka shërbyer këtij komiteti si mundësi ideale për të reflektuar dhe ideve për ta quar përpara sportin në Kosovë. KOK është kujdesur dhe do të vazhdojë të kujdeset që secili njeri i komunitetit të sportit të ndihet i rëndësishëm dhe se mendimi i se cilit paraqet vlerë. Jam i lumtur që panelit dhe pjesëmarrësit e kësaj tryeze do ta kenë ndjesinë duke dhënë shembull të diskutimeve dhe më shumë rëndësi për lëvizjen e ardhshme për sportistët kosovar”, ka theksuar Krasniqi.
Ndërkaq, kryetari i Komiteti Olimpik të Shqipërisë, Fidel Ylli theksoi se të gjithë duhet të përgatitemi me kujdes dhe të veprohet në kohën e duhur që sporti të ketë politika më të mira mbështetëse.
“Një sportist ka vetëm një fragment sekonde për të marrë vendim për të gjuajtur topin në port apo në kosh, një tjetër sportist duhet të vendos në qinden e sekondës për të ju shmangur një grushti apo për të bërë një kapje në mundje apo në xhudo, por për të qenë të përgatitur për atë fragment sekonde i është dashur orë të tera, ditë të tera, mund dhe sakrificë stërvitje, trajnime dhe regjim i rrepte. Njësojë vlen edhe për ne, për ju, për mua personalisht të përgatitemi më kujdes dhe të veprojmë më e kohën e duhur që sportit të ketë politikat më të mira mbështetës. Të këtë strategji të qarta, objektiva dhe detyra të përgatitur mira, kjo është puna e çdo Komiteti Olimpik, çdo drejtuesi që kërkon dhe lufton për suksesin”, ka pohuar i pari i Komitetit Olimpik shqiptar.
Tryeza e pestë e sportit është organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Komiteti Olimpik i Kosovës.























