08:51 / 15.02.2024
Moti në Shqipëri, me diell, ngrica dhe akull
rtsh.al
Anticikloni subtropikal po fuqizohet drejt Evropës Jugperëndimore, duke rikthyer stabilitetin e kushteve klimaterike në territorin e Shqipërisë.
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , mjegull dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim të verilindjes me shpejtësi 8 -15 m/sek, në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,0 metër, në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore -4/11°C,
Zonat e ulëta -2/16°C,
Zonat bregdetare 4/17°C.























