FFK e prezanton nesër trajnerin e ri të Kosovës
BKT
Sport

FFK e prezanton nesër trajnerin e ri të Kosovës

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës do të prezantohet të shtunën, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

"Federata e Futbollit e Kosovës, nesër, do të bëjë prezantimin e përgjedhësit të ri të Kombëtares.

Prezantimi para mediave do të bëhet në orën 14:00 në hotel “Emerald”", ka njoftuar FFK.

FFK nuk ka përmendur ndonjë emër, por është Franco Foda ai që është përmendur për ta marrë drejtimin e skuadrës.