Për Festën e Pavarësisë Kuvendin e Kosovës e vizituan rreth 5 mijë fëmijë
BKT
Lajme

Për Festën e Pavarësisë Kuvendin e Kosovës e vizituan rreth 5 mijë fëmijë

RTKlive

Në vigjilje të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë, rreth 5 mijë fëmijë nga vende të ndryshme të Kosovës dhe nga Shqipëria, kryesisht nxënës filloristë, vizituan Kuvendin e Republikës së Kosovës.

"Gjatë qëndrimit brenda ambientet të institucionit, fëmijët u njohën me punën, rolin dhe funksionimin e Kuvendit. Ata, po ashtu, takuan kryetarin Glauk Konjufca, si dhe deputetë të shumtë, me të cilët patën rastin të bashkëbisedonin lidhur me punën e tyre në Kuvendin e Kosovës", njofton Kuvendi i Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme