LDK-ja bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova
BKT
Lajme

LDK-ja bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

N.M. /RTKlive

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me anëtarë të tjerë të partisë së tij ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Kreu i LDK-së, me këtë rast ka uruar 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai tha, se me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë, nderojnë presidentin histori, Ibrahim Rugova, bartës i lëvizjes më të madhe për liri, pavarësi e demokraci dhe njëkohësisht bartës dhe arkitekt i Republikës së Kosovës.

“Në këtë ditië nderojmë burrat dhe gratë e viteve 90-ta, si edhe luftën çlirimtare, sakrificën e familjes Jasharaj, nderojmë mbi të gjitha Aleancën Veri-atlantike e cila në orët më të rënda qëndroi me ne. Lavdi të gjithë të rënëve, të gjithë kontribuuesve të kësaj Republike!”, ka thënë Abdixhiku.

 


MË SHUME NGA Lajme