Juventus ndalet nga Verona
BKT
Sport

Juventus ndalet nga Verona

Uran Krasniqi / RTKLive

Juventus nuk ka qenë në gjendje as të shtunën t`i japë fund serisë së pa fitore. Skuadra nga Toriono vetëm ka barazuar me Verona. 

Ndeshja e zhvilluar në "Stadio M. A. Bentegodi" është mbyllur baras 2-2. 
Vendasit kanë gjetur epërsinë në minutën e njëmbëdhjetë me Folorunsho, por "Zonja e vjetër" është kundërpërgjigjur me Vlahovic në minutën e njëzet e tetë. 
Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. 
Pastaj në pjesën e dytë vendasit sërish kanë gjetur avantazhin. Ka qenë Noslin ai që ka tundur rrjetën. Përgjigjja e Juventusit ka qenë e shpejtë, pas vetëm tre minutave Rabiot e ka barazuar rezultatin. 
Mirëpo gola më nuk ka pasur dhe skuadrat është dashur që t'i ndajnë pikët. 
Në tabelën e kryesuar nga Inter, Juventus mbetet në pozitën e dytë, ndërsa Verona në atë të tetëmbëdhjetë.