Hasani në Munih: Të shtohen përpjekjet për integrimin e Ballkanit
N.M. /RTKlive
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me homologët e tij të vendeve të tjera gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih. Ai tha se në fokus të bisedime ka qenë përpjekjet që duhet të bëjë Evropa dhe Ballkani Perëndimor në fushën e sigurisë.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me homologët e tij të vendeve të tjera gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih. Ai tha se në fokus të bisedime ka qenë përpjekjet që duhet të bëjë Evropa dhe Ballkani Perëndimor në fushën e sigurisë.
Hasani, në një postim në Facebook, tha se edhe integrimi Ballkanit në BE si një pikë kyçe për stabilitetin në Evropë iu dha prioritet gjatë diskutimeve në konferencë.
“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih u takova me homologët e mi nga Bullgari-Mariya Gabriel, Kosova Donika Gërvalla-Schëarz, Malta- Ian Borg, Kroacia- Grlic Radman, Gjerorgjia- Ilia Darchiashvili, Moldavia- Mihai Popșoi, Bosnja-Hercegovina Elmedin Konaković, Bavaria-Eric Beißëenger, Sekretaren e Shtetit Susanne Baumann, të dërguarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Lordi Stuart Peach dhe Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Alicia Kearns”, shkruan Hasani në Facebook.
Hasani bëri të ditur se u diskutua agjendën dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet e përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale.
Ndryshe, konferenca e Sigurisë e Munihut, takimi më i rëndësishëm global i politikanëve dhe ekspertë të politikave të sigurisë filloi më 17 shkurt me pjesëmarrjen e dhjetëra krerëve të shteteve, qeverive dhe ministrave.
I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si edhe ai shqiptar, Edi Rama.























