FSK-ja përfundon me sukses ushtrimin fushor ‘KFOR 33’
BKT
Lajme

FSK-ja përfundon me sukses ushtrimin fushor ‘KFOR 33’

N.M. /RTKlive

Kontigjenti i FSK-së, ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në ushtrimin fushor "KFOR 33"  dhe janë kthyer në Kosovë.

Këtë e ka bë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një postim në Facebook.

“Ushtrimi Fushor “ KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani ( JMRC-Hohenfels). Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe po ashtu përgatitë shtetet partnere për operacione të përbashkëta”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

 


MË SHUME NGA Lajme