Milan mposhtet nga Monza
BKT
Sport

Milan mposhtet nga Monza

Uran Krasniqi / RTKLive

Monza ka befasuar Milnain në Javën e 24-tërt të Serie A. 

Në ndeshjen e zhvilluar në "U-Power Stadium" rezultati ka qenë 4-2 në favor të vendasve. 

Pessina (45'), Mota (45+6'), kanë bë bërë që Monza ta mbyllë pjesën e parë me avantazh 2-0. 
Milan është rikthyer në lojë gjatë pjesës së dytë me golat e Giroud (64') dhe Pulisic (88'). 

Kur është dukur se ndeshja do të përfundojë baraz, Monza ka shënuar edhe dy gola, me Bondo (90') dhe Colombo (90 + 5').                                                                                                         

Nga minuta e pesëdhjetë e tretë skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli ka luajtur me dhjetëlojtarë, pasi Jovic e ka lënë fushë pas ndëshkimit. 

Në tabelën e kryesuar nga Inter, Milan gjendet në vendin e tretë, ndërsa Monza në vendin e njëmbëdhjetë.