Gërvalla mohon të ketë kërkuar largimin e Rohdes: E pavërtetë dhe absurde
BKT
Lajme

Gërvalla mohon të ketë kërkuar largimin e Rohdes: E pavërtetë dhe absurde

F.S / RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas disa raportimeve në media se ajo ka kërkuar tërheqjen e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se  pretendimi se ka kërkuar largimin e Rohdes është ‘sa i pavërtetë, aq edhe absurd’.

“Pretendimi që kinse paskam kërkuar largimin e ambasadorit gjerman Rohde është sa i pavërtetë, aq edhe absurd. Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj. Nuk duhet të befasohemi kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e kancelarit Scholz dhe ministres së Jashtme Baerbock. Marrëzia nuk paska fund", ka shkruar Gërvalla.


MË SHUME NGA Lajme