Komunikacioni në kryeqytet tejet i ngarkuar, sidomos në mëngjes e pasdite
Besjana Mulaj
Komunikacioni në kryeqytet vazhdon të mbetet i ngarkuar, madje në mëngjes dhe pasdite kolonat zgjasin më shumë se një orë. Kjo ngarkesë verehet sidomos në hyrje të kryeqyetetit dhe në rrethrrotullime.
Në analizën e kësaj situate, njohësi i komunikacionit Lavdim Hamiti thotë se shkaktari kryesor i tollovisë ne qytet është kyqja dhe çkyqja e gabuar në rrethrrotullime nga shumica e pjesmarrësve në komunikacion.
“Mjeti që është duke lëvizë në kyqje të rrethit e shohim që është duke lëvizë drejt, sikur mos të ekzistonte rrethrrotullimi, ….”, thotë mes tjerash Lavdim Hamiti, ekspert I komunikacionit.
Një gabim tjetër mjaft i shpeshtë në komunkacion është edhe ndalimi i veturave në shiritin qarkullues. Hamiti thotë se ky gabim i shoferëve ëshët një nga shkaktarët kyq qe shkakton kolona.
“Kolonen e shkakton edhe një ndalje e një veture në shiritin qarkullues dhe kjo është e ndaluar me ligj të komunkacionit. Problemi më i madh në kryeqytet është ndalja e veturave në shiritin rrugor dhe në rreth rrotullim, e kjo vërtetë shkakton problem zingjiror ”, shton Hamiti.
Ndërkohë njësia e policisë së trafikut brenda ditës shqipton deri në 200 tiketa për kndërvajtje.
Gjatë vitit 2023, vetëm Njësia e Trafikut në Kryeqytet ka shqiptuar afër 48 mijë gjoba.























