Flet babai i 4-vjeçares që vdiq në rrethana të dyshimta në Gjakovë
BKT
Lajme

Flet babai i 4-vjeçares që vdiq në rrethana të dyshimta në Gjakovë

G.K/RTKlive

Babai i 4-vjeçares nga Gjakova e cila dyshohet se vdiq në rrethana ende të dyshimta, ka deklaruar se vajza e tij është sulmuar. Ai ka thënë se ditën ishte duke mbledhur kënaçe, kurse në mbrëmje e vërejti vajzën se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjakovë, lidhur me vdekjen në rrethana të dyshimta të 4-vjeçares, konfirmon për RTK-në se është inicuar rast i hetimit të vdekjes dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prokuroria deklaron se në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet lidhur me këtë rast.


MË SHUME NGA Lajme