Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira

RTKlive

Një qendër ciklonike në ishujt britanikë po zbret drejt Mesdheut ku presim reshje shiu intensive në ditët në vijim në pellgun e Mesdheut dhe territorin e Shqipërisë.

Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në shtim. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     3/12°C

- Zonat e ulëta      4/16°C

- Zonat bregdetare 8/17°C


MË SHUME NGA Shqipëri