07:06 / 23.02.2024
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
RTKlive
Vorbulla ciklonike po zbret drejt Mesdheut ku presim reshje shiu dhe rrebeshe në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 3/12°C
- Zonat e ulëta 6/18°C
- Zonat bregdetare 10/20°C























