Kurti për Ukrainën: Premtojmë mbështetje derisa fitorja të jetë e tyre
BKT
Lajme

Kurti për Ukrainën: Premtojmë mbështetje derisa fitorja të jetë e tyre

M.P. / RTKlive

Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një reagimi në platformën X ka premtuar mbështetje ndaj Ukrainës, në 2-vjetorin e nisjes së agresionit rus.

“Përballë agresionit brutal, populli ukrainas i ka rezistuar me sukses përpjekjes së Rusisë për të kapur dhe pushtuar Kievin. Ushtarët e tyre vazhdojnë luftën e një populli të tërë – aq të guximshëm dhe të vendosur si kurrë më parë. I përshëndesim dhe premtojmë mbështetjen tonë të palëkundur, derisa fitorja të jetë e tyre”, ka shkruar ai.

Tutje Kurti e ka cilësuar Rusinë si kërcënim autoritar për sigurinë evropiane.

“Kanë kaluar 2 vjet që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, i cili ka rezultuar në mbi 6 milionë refugjatë ukrainas jashtë vendit, mijëra vdekje civile dhe shkatërrim të shtëpive, jetëve dhe mjeteve të jetesës”, ka shkruar Kurti.


MË SHUME NGA Lajme