Devijohet trafiku në segmentin Kukës-Morinë
M.A. | RTK
Prej mesditës së sotme trafiku i mjeteve që udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës por edhe anasjelltas në segmentin Kukës-Morinë, në rrugën e kombit është devijuar pranë rrethrrotullimit të Gostilit për në unazën e qytetit të Kukësit, e për t’u lidhur me urën ekzistuese mbi Drinin e Zi.
Devijimi i trafikut u bë për shkak të sigurisë gjatë punimeve që po kryhen për zhvendosjen e urës së re mbi bazamentet përfundimtare, proces që sipas kompanisë koncesionare do të marrë rreth dy javë kohë. Policia rrugore në bashkëpunim me policinë bashkiake po menaxhojnë trafikun, ndërsa punonjësit e kompanisë koncesionare vendosen sinjalistikën e nevojshme dhe blloqe betoni për të ndaluar qarkullimin nga rrethrrotullimi i Gostilit deri tek ura mbi Drinin e Zi.























