Aeroporti i NATO-s në Kuçovë, Peleshi: Qendër e aktiviteteve të FASH-së
BKT
Shqipëri

Aeroporti i NATO-s në Kuçovë, Peleshi: Qendër e aktiviteteve të FASH-së

RTK

Edhe pak ditë përurohet Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë, e cila po vlerësohet se do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, për herë të parë ka publikuar një video nga ky aeroport i NATO-s në Kuçovë, i cili pritet të përurohet më 4 mars.

Ai thotë se kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës Ajrore të Shqipërisë, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.

"Ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale”, ka shkruar ministri Peleshi.


MË SHUME NGA Shqipëri