09:10 / 27.02.2024
Moti sot në Shqipëri, me vranësira, temperatura të larta
rtsh.al
Evropa Juglindore po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të ngrohta mesdhetare ku presim rritje të konsiderueshme të temperaturave në fundin e dimrit meteorologjik.
Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellim dhe vranësira mesatare deri të dendura. Era do të fryjë me drejtim të jugut me shpejtësi 10-15 m/sek. në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0.5-1.5 metër, në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 6/16°C,
Zonat e ulëta 8/22°C,
Zonat bregdetare 12/23°C.























