Lajçak: Do të ketë nevojë për takime të tjera për Rregulloren e BQK-së
BKT
Foto: RTKlive
Në Fokus

Lajçak: Do të ketë nevojë për takime të tjera për Rregulloren e BQK-së

V.Th. RTKlive

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se do të ketë nevojë për takime të tjera për të zgjidhur çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Lajçak po ashtu ka thënë se takimi i sotëm i Dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje.

“Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë” ka shkruar ai në platformën “X”.


MË SHUME NGA Në Fokus