Presidenti ukrainas Zelensky arriti në Shqipëri/VIDEO
BKT
Lajme

Presidenti ukrainas Zelensky arriti në Shqipëri/VIDEO

Sonte presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka arritur në Shqipëri.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka shkruar në 'Facebook", për arritjen e Zelensky në Shqipëri.

Ndryshe Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë 13 shtete të Evropës Juglindore.

Në këtë samit Kosovën do ta do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, raporton RTKlive.

Sipas agjendës zyrtare të shpërndarë nga Kryeministria në orën 09:00, Presidenti Zelenskyy do të mirëpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

Më pas Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

Në 9:30 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve.

Ndërsa në orën 10:10  do të bëhet firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Më pas në orën 11 do të jetë mbërritja e liderëve në Pallatin e Kongreseve.

Në 11:30, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës,Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

Në orën 13:00 do të bëhet Foto Familjare.

Ndërsa në 13:30 Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.


MË SHUME NGA Lajme