Samitin e Evropës Juglindore, Begaj: Tirana sot, kryeqyteti i bisedimeve
BKT
Shqipëri

Samitin e Evropës Juglindore, Begaj: Tirana sot, kryeqyteti i bisedimeve

F.S/RTKlive

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh për samitin që sot mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Europës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian.

“Tirana kryeqytet i bisedimeve!”, shkruan Presidenti Begaj për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.

Presidenti Begaj i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Këtë qëndrim, Presidenti i Republikës e bëri të ditur në profilin e tij zyrtar në platmormën X dhe në Facebook.

“Tirana kryeqyteti i bisedimeve! Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës. Urime dhe suksese!”, shkruan presidenti Bajram Begaj.


MË SHUME NGA Shqipëri