Zelensky përfundon vizitën në Shqipëri, përcillet në Rinas nga Hasani
BKT
Shqipëri

Zelensky përfundon vizitën në Shqipëri, përcillet në Rinas nga Hasani

ATSH

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përcolli mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit, presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili zhvilloi vizitën e tij të parë në Shqipëri, si bashkorganizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”.

Samiti u zhvillua si një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku u diskutuan rrugët e bashkëpunimit në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën dhe në kontributin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë.

Gjatë paradites, kryeministri Edi Rama priti në Kryeministri presidentin Zelensky, me të cilin zhvilloi një takim kokë më kokë, më pas u mbajt takimi mes delegacioneve dhe u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit.


MË SHUME NGA Shqipëri