08:51 / 29.02.2024
Moti në Shqipëri, me vranësira dhe reshje shiu
rtsh.al
Qendra ciklonike në Mesdhe do të afrohet drejt brigjeve të detit Jon, ku presim reshje shiu në territorin e Shqipërisë në fundin e dimrit meteorologjik.
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira të dendura shtresore dhe reshje shiu pasdite në jugperëndim dhe juglindje pasdite. Era do të fryjë me drejtim Juglindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 0,5-1,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 7/12°C,
Zonat e ulëta 8/22°C,
Zonat bregdetare 14/22°C.























