Krasniqi: Në Tiranë samiti i rëndësishëm, Kurti mban ligjërata në Irlandë
BKT
Lajme

Krasniqi: Në Tiranë samiti i rëndësishëm, Kurti mban ligjërata në Irlandë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet sot në Tiranë. Krasniqi e ka quajtur Kurtin një kryeministër idhnak, i papërgjegjshëm e që vuan nga kompleksi i inferioritetit.

“Kryeministër, ku je? Sot, në Tiranë po zhvillohet Samiti i përbashkët i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor me fokus në Planin e Rritjes – iniciativës për investime konkrete të BE-së në shtetet e rajonit tonë. Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan për periudhën 2024-2027 është 6 miliardë euro, e ku mundësia që Kosova të përfitojë qindra-miliona euro investime, është tashmë e konfirmuar”, ka shkruar lideri opozitar, në Facebook.

Sipas Krasniqit, një gjë është e qartë, ‘me këtë qasje të kryeministrit Kurti, Kosova jo që nuk do të përfitojë investime të reja, mirëpo as sanksionet aktuale të vendosura nga BE ndaj shtetit tonë, nuk do të hiqen”.


MË SHUME NGA Lajme