Aliu: Kontrollet teknike në rrugë, tani e tutje të rregullta
BKT
Lajme

Aliu: Kontrollet teknike në rrugë, tani e tutje të rregullta

A.B / RTKlive

Është miratuar Udhëzimi Administrativ për Kontrollin e Rregullsisë Teknike për Automjete në Rrugë.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se pas një pune intenzive, është miratuar Udhëzimin Administrativ për Kontrollin e Rregullsisë Teknike për Automjete në Rrugë.

"Tashmë ekipet mobile të angazhuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të jenë vazhdimisht në terren për kontrolla rutinore në komunikacion, për të eliminuar pjesëmarrjen e mjeteve motorike me defekte, përgjithësisht mjeteve motorike të cilët nuk i përmbushin kriteret e kontrollës teknike në komunikacion", ka shkruar ai.

Sipas tij, përmes këtij udhëzimi tejet të rëndësishëm e të domosdoshëm, që është punuar duke marrë parasysh praktikat më të mira të rajonit dhe BE-së, do të kontribuojmë në përmirësimin e qarkullimit rrugor, shkarkimin e komunikacionit, sigurinë në trafik, por edhe në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit.


MË SHUME NGA Lajme