11:12 / 01.03.2024
Peleshi: Instalim i infrastrukturës për operimin e dronëve Bayraktar
ATSH
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi u shpreh sot se dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri.
“Prej dy ditësh ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre”, theksoi ministri Peleshi.
Sipas tij, ky zhvillim, jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.
Kjo arritje është simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura, theksoi Peleshi.























