13:39 / 01.03.2024
Peleshi për dronët Bajraktar: Rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë
M.P / RTKlive
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka njoftuar se ka filluar procesi i instalimit të infrastrukturës mbështetëse për dromët Bajraktar.
“Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre”, ka shkruar Peleshi.
Tutje ai ka thënë se këta dronë janë simbol të modernizimit dhe inovacionit të Forcave të Armatosura të vendit.
“Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes.























