Reforma Zgjedhore, Celibashi: Plotësime ligjore nga vendimet e Kushtetueses
BKT
Shqipëri

Reforma Zgjedhore, Celibashi: Plotësime ligjore nga vendimet e Kushtetueses

ATSH

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot në KQZ drejtoren ekzekutive të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj dhe Ardita Kolmarkun nga Klinika e Ligjit në KShH me të cilat zhvilloi bashkëbisedim të hapur mbi reformën e pritshme zgjedhore dhe nevojën e plotësimeve ligjore të ardhura nga vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Celibashit, palët ndanë pikëpamjet dhe rekomandimet e bëra në seancat dëgjimore të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

“Shpreha vlerësim për kontributin tejet të vlefshëm të KShH, jo vetëm në vëzhgimin e zgjedhjeve, por edhe mbi rekomandimet dhe kritikat konstruktive nga KShH për administrimin zgjedhor dhe denoncimin e rasteve të shpërdorimit të pasurive publike për fushatë”, u shpreh Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

“Dakordësuam se depolitizimi i administratës zgjedhore do t’i japë më tepër profesionalizëm përgatitjes së duhur të komisionerëve të nivelit të dytë dhe të tretë dhe se është me shumë rëndësi procesi i njoftimit me shkrim të zgjedhësve për qendrat e votimit nga ana e pushtetit vendor përkatës”, përfundoi Celibashi.


MË SHUME NGA Shqipëri