Osmani: Koordinimi i vazhdueshëm me partnerë boshti i suksesit të Kosovës
G.Kelmendi/RTKlive
(E përditësuar) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë Forumit Diplomatik në Antalia është takuar me personalitete të ndryshme botërore.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në këtë forum, ka folur për Kosovën si shembull suksesi i angazhimit diplomatik në dobi të lirisë e demokracisë.
“Fuqia e aleancave, angazhimi për dialog dhe koordinimi i vazhdueshëm me partnerë në çdo etapë të historisë së Republikës sonë janë boshti i suksesit dhe arritjeve kulminante të Kosovës.
Në panelin e liderëve në Forumin Diplomatik në Antalya fola për Kosovën si shembull suksesi i angazhimit diplomatik në dobi të lirisë e demokracisë”, ka shkruar presidentja Osmani.
Osmani takon Embalon, flasin për thellim marrëdhëniesh Kosovë-Guinea Bissau
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Turqi ka takuar presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló.
Osmani ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Guinea Bissau.
“Gjatë takimit tonë të pestë së bashku, diskutuam për potencialin e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona”, ka shkruar presidentja në një postim në rrjetin social “X”.
























