Shpërthim në Lushnjë, dy të vdekur e 7 të plagosur
BKT
Foto: RTSH
Shqipëri

Shpërthim në Lushnjë, dy të vdekur e 7 të plagosur

RTKlive

Babë e bir kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë, pas përplasjes së vinçit me shtyllën e tensionit të lartë.

Të plagosur kanë mbetur 7 persona, midis tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela.

Ky i fundit i është nënshtruar operacionit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Viktimat janë drejtuesi i vinçit dhe i biri i tij të cilët punonin në të njëjtin objekt.

Sipas policisë së Fierit shpërthimi ka ndodhur për shkak se mjeti ka prekur kabllon e tensionit pasi kanë qenë duke punuar në ndërtim.


MË SHUME NGA Shqipëri