Sadiku e nis me fitore turneun botëror kualifikues në Arsizio të Italisë
BKT
Sport

Sadiku e nis me fitore turneun botëror kualifikues në Arsizio të Italisë

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore turneun botëror kualifikues të boksit në Arsizio të Italisë.

Donjeta triumfoi në duel me Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, të cilën e mundi bindshëm 5:0 me vendim te gjyqtarëve.

Donjeta të tre raundet boksoi për mrekulli dhe dominoi në ring gjatë tërë kohës duke i dhënë kundërshtares goditje të forta dhe precize.

Trajnerja e saj, Marjola Sallauka është shprehur e kënaqur me boksin që tregoi Donjeta në rrugën për të fituar normën Olimpike Paris 2024.