Haradinaj takon ambasadorin belg, kërkon anëtarësim në BE dhe NATO
BKT
Lajme

Haradinaj takon ambasadorin belg, kërkon anëtarësim në BE dhe NATO

M.P. / RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

"Në takimin që pata me Gregoire Cuvelier, ambasador i Belgjikës në Kosovë, biseduam për zhvillimet politike në vend. Me këtë rast, shpreha falënderimin ndaj ambasadorit Cuvelier për përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të shtetit belg, si dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdohet edhe më tutje në përkushtimin tonë për të qenë pjesë e familjes së madhe Evropiane dhe anëtare e NATO-s", është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Belgjika gjithmonë ka qenë përkrah Kosovës.

"Belgjika si shtet mik, gjithmonë i qëndroi përkrah Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që ta fuqizojmë këtë miqësi përmes marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat", ka thënë Haradinaj. 


MË SHUME NGA Lajme