Policia dhe Dogana me aksion në barnatoret në veri
BKT
Lajme

Policia dhe Dogana me aksion në barnatoret në veri

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke e asistuar Doganën gjatë aksioneve në disa lokacione në veriun e Kosovës, lidhur me dyshimet për kontrabandë me barna dhe materiale mjekësore.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se aksioni është duke u zhvilluar në dy barnatore.

“Kontrolli kryhet për shkak të dyshimit për kontrabandë me mallra, gjegjësisht produkte mjekësore”, tha Elshani për RTKlive.


MË SHUME NGA Lajme