Presidentja Osmani uron Suedinë për anëtarësimin në NATO
BKT
Lajme

Presidentja Osmani uron Suedinë për anëtarësimin në NATO

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Suedinë për anëtarësimin në NATO, teksa ka publikuar pamje duke ngre dolli me ambasadorët e Suedisë, Finlandës e Holandës.

Përmes një postimi në platformën “X”, ajo ka thënë se bashkë me ambasadorin suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, dhe aleatë të tjerë po festojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

 “Së bashku me ambasadorin e Suedisë në Kosovë dhe miq dhe aleatë të tjerë, ne po festojmë këtë ditë historike pasi Suedia i bashkohet NATO-s zyrtarisht.

Ky hap i rëndësishëm përpara forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe strukturën e paqes dhe sigurisë evropiane. Falas, Sverige!”, ka shkruar Osmani.


MË SHUME NGA Lajme