Policia shpërndan lule për 8 Mars: Gruaja është mbretëreshë e botës
BKT
Lajme

Policia shpërndan lule për 8 Mars: Gruaja është mbretëreshë e botës

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Policia e Kosovës me një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin ka shënuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Aktivitetet e policisë sot u realizuar me slloganin “Gruaja është mbretëreshë e botës!

Në shumë takime është ritheksuar rëndësia e pjesëmarrjes dhe kontributi i femrave në përgjithësi e me theks të veçantë roli i tyre në institucionin e Policisë së Kosovës.

“Po ashtu, Policia në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka realizuar një projekt gjatë ditës së sotme me sloganin ‘GRUAJA ËSHTË MBRETËRESHË E BOTËS!’, ku nga zyrtarë policorë të të gjitha Drejtorive Rajonale, Njësive të Trafikut dhe Policia Kufitare ka bërë shpërndarjen e luleve për femrat që janë takuar në rrugë, automjete, kalime kufitare, aeroport etj”, shkruhet në postimin e Policisë së Kosovës në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme