Barcelona, fitore me rezultat minimal nga Mallorca
BKT
Sport

Barcelona, fitore me rezultat minimal nga Mallorca

Uran Krasniqi/RTKLive

Barcelona ka fituar ndaj Mallorca të premtën në ndeshjen e vlefshme për Javën e njëzet e tetë në La Liga. 

Ndeshja e zhvilluar në "Estadio Olimpico Lluis Companys" është mbyllur me rezultat 1-0. 
Gundogan e ka humbur rastin për avantazh në minutën e njëzet e tretë kur nuk është treguar i saktë nga pika e bardhë. 
 Pjesa e parë nuk ka pasur gola. 
Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e tretë kur Yamal e ka dërguar në rrjetë një top të pranuar paraprakisht nga Lewandowski. 
Pas kvsaj ndeshje, Barcelona gjendet në vendin e dytë në tabelën e kryesuar nga Real madrid, kurse Mallorca në vendin e pesëmbëdhjetë.