07:42 / 10.03.2024
Moti në Shqipëri me vranësira, temperaturat në rritje
RTKlive
Në Shqipëri sot moti do të jetë me vranësira të dendura. Era do të fryjë me drejtim Juglindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 4/16°C
- Zonat e ulëta 8/22°C
- Zonat bregdetare 10/20°C























