11:35 / 10.03.2024
Hovenier uron Ramazanin: Ky muaj t’ju sjellë dritë, paqe dhe begati
RTKlive
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Përmes një postimi në “X”, ambasadori amerikan ka uruar që ky muaj të sjellë dritë, paqe dhe begati.
“Me rastin e Ramazanit, ju uroj të gjithëve që e kremtojnë muajin e shenjtë në Kosovë dhe në mbarë botën. Uroj që ky muaj t’ju sjellë dritë, paqe dhe begati”, ka shkruar Hovenier.
























