Rama: Kohë reflektimi e rritje shpirtërore
BKT
Shqipëri

Rama: Kohë reflektimi e rritje shpirtërore

Muharrem Miftari/RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar të besimtarëve myslimanë muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Ai, përmes rrjetit social 'Facebook', ka uruar që ky muaj të shërbejë për unitetin dhe përkushtimin ndaj tjetrit, ngase, sipas tij, vendi sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve.

“Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve.Ramazan të paqtë e bujar!”, ka shkruar, mes tjerash, kryeministri Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri