Haradinaj: Protestat e 1981-it, dridhën themelet e regjimit serb
N.Mekolli /RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 11 Marsin e vitit 1981 kur studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën në demonstrata, të cilat besohet se dridhen themelet e regjimit të atëhershëm.
Haradinaj, në një postim në Facebook, shkruan se “sot nderojmë të rënët e atyre ditëve të lavdishme të historisë sonë”.
“Ishte 11 Marsi i vitit 1981 kur studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën kundër shtypjes jugosllave, duke dridhur themelet e regjimit të atëhershëm. Sot nderojmë ata që i dhanë grushtin shtypjes jugosllave, nderojmë të rënët e atyre ditëve të lavdishme të historisë sonë. Rinia heroike shqiptare, e frymëzuar nga ideali i protestuesve të vitit 1981, do shkëlqente në istikamet e Luftës Çlirimtare, e cila e solli fitoren dhe çlirimin”, shkruan Haradinaj në Facebook.























