Prishtina shkarkon trajnerin kroat, Jaksa Vuliq
BKT
Sport

Prishtina shkarkon trajnerin kroat, Jaksa Vuliq

A.B. / RTKlive

Klubi i basketbollit Prishtina ka bërë të ditur se i ka dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin e njohur kroat, Jaksa Vuliq.

“Faleminderit Jaksa! Ju njoftojmë se klubi ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vuliq. Trajnerin e falënderojmë për kontributin e dhënë deri më tani”, thuhet në njoftimin e shkurt të klubit kryeqytetas në Facebook.

Ai mori përsipër drejtimin e bardhekaltërve të kryeqytetit në janar të këtij viti, por nuk arriti pritshmëritë e drejtuesve të klubit. Aktualisht Prishtina zë vendin e katërt në renditjen e Superligës së Kosovës, me 38 pikë, tetë më pak se liderja e renditjes, Trepça.