KQZ miraton buxhet për zgjedhjet në katër komunat në veri
BKT
Foto/ Arlinda Sejda/ RTK
Lajme

KQZ miraton buxhet për zgjedhjet në katër komunat në veri

Arlinda Sejda/ RTK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi planifikimin buxhetor për organizimin e procesit të votimit për largim pro ose kundër të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024, raporton RTKlive.

Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën 233,204 Euro.

Në mbledhjen e sotme, KQZ mori vendim për shkurtimin e kohëzgjatjes së afateve dhe miratoi Planin e Aktiviteteve për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Sipas vendimit të KQZ-së, aktivitetet kryesore për organizimin e këtij procesi, i referohen afatit prej 44 ditësh dhe janë si në vijim:

1. Fushata për ose kundër largimit të kryetarëve të komunave fillon më 19 prill dhe përfundon në orën 07:00 më 21 prill 2024;

2. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhgueseve të OJQ-ve vendore, ndërkombëtare dhe mediave fillon më 01 prill dhe përfundon më 15 prill 2024;

3. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike fillon më 1 prill dhe përfundon më 15 prill 2024;

4. Emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve bëhet më 17 mars 2024;

5. Emërimi i Këshillave të Vendvotimit fillon më 10 prill dhe përfundon më 11 prill 2024;

6. Publikimi i listës së qendrave të votimit bëhet jo më vonë se 16 mars 2024;

7. Periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës fillon më 18 mars dhe përfundon më 3 prill 2024;

8. Afati për kundërshtimin dhe konfirmimin  e listës së votuesve fillon më 18 mars dhe përfundon më 5 prill 2024; 

9. Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 29 mars dhe përfundon më 3 prill 2024;

10. Certifikimi i Listës Votuese bëhet jo më vonë se 9 prill 2024; 

11. Periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës fillon më 12 prill dhe përfundon më 20 prill 2024;

12. Aplikimi për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta dhe në institucione fillon 10 prill. dhe përfundon më 18 prill 2024;

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme