Kastrati: Regjistrimi i popullsisë mbahet edhe në veri
BKT
Lajme

Kastrati: Regjistrimi i popullsisë mbahet edhe në veri

V.Thaçi / RTKlive

Regjistrimi i popullsisë ishte paraparë që të bëhej në vitin 2021, por ishte shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19. Agjencia e Statistikave e Kosovës ka paralajmëruar se regjistrimi i popullsisë, i ekonomive familjare, banesave e shtëpive, do të bëhet nga 5 prilli i këtij viti, ndërsa do të zgjasë deri më 17 maj.

Rreth procesit të regjistrimit, në RTK ka folur Avni Kastratin, ud. i kryeshefit të ASK-së, i cili tha se  aspekti teknik dhe të gjitha përgatitjet janë në nivel dhe do të realizohet ashtu si është planifikuar.

Kastrati tha se regjistrimi i popullsisë do te mbahet edhe në pjesën veriore të vendit.

“Kanë aplikuar një numër i regjistruesve dhe mbikëqyrësve nga komuniteti serb dhe se serbet do të marrin pjesë, sepse është në interesin e tyre të dinë sa janë sa është numri i tyre i popullsisë.

Ai tha se ka ndryshuar metoda e grumbullimit të të dhënave, krejtësisht ndryshe nga 2011, ku grumbullimi i të dhënave do të bëhet përmes tabletave, regjistruesit do të shkojnë në çdo ekonomi familjare dhe pas intervistës te dhënat menjëherë do të transmetohen në data bazën e Agjencisë së statistikave.


MË SHUME NGA Lajme