19:19 / 11.03.2024
Arteta thotë se pas ndeshjes së parë e njeh Porton më mirë
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shprehur besimin e tij se skuadra e tij është më e përgatitur për ndeshjen e radhës kundër Portos në Champions League, meqë pas takimit të parë kundërshtari njihet më mirë.
Arsenal pësoi humbje minimale 1-0 në ndeshjen e parë, por Arteta beson se eksperienca e atij takimi e ka ndihmuar skuadrën e tij të identifikojë pikat e forta dhe të dobëta të Portos.
“Çdo kundërshtar ka pikat e forta dhe të dobëta dhe tani ne i njohim pak më mirë. Ne thjesht do të përpiqemi të jemi vetvetja dhe do të bëjmë më shumë nga gjërat që dimë t'i bëjmë më mirë, ndryshe prej disa javë më parë”, ka thënë Arteta para ndeshjes së radhës.























