Arsenal e kalon Porton pas penalltive
Uran Krasniqi / RTKLive
Arsenal është një nga çerekfinalistët e Champions League. Kjo pasi ka dalur fitues nga përballja me Porton.
Ndeshja e zhvilluar të martën është zgjidhur pas ekzekutimit të penalltive, ku anglezët janë treguar më të saktë nga pika e bardhë, duke arritur të fitojnë me rezultat 4-2.
Ndeshja në kohën e rregullt është mbyllur me rezultat 1-0.
Ka qenë minuta e dyzet e një kur Trossard ka gjetur rrjeten e portierit Diogo Costa pas një topi të dhënë nga Odegaard.
Pas mbarimit të nëntëdhjetë minutave, meqë edhe ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 1-0 në favor të Portos, skuadrat u janë drejtuar fillimisht shtesave dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta, ku nuk ka pasur gola e pastaj edhe njëmbëdhjetëmetërshave, ku skuadra e Mikel Arteta ka dalur më e suksesshme. 
Arsenal - Porto, 180 minuta nuk e nxjerrin fituesin
180 minuta lojë në Portugali dhe në Angli nuk kanë sqaruar nëse në çerekfinale të Champions League do të jetë Porto apo Arsenali.
Edhe ndeshja e dytë e zhvilluar të martën në "Emirates Stadium" është mbyllur me rezultat minimal 1-0, vetëmse këtë herë në favor të skuadrës angleze, ndryshe nga hera e kaluar në ndeshjen e parë kur kishte qenë Porto që kishte fituar 1-0.
Ka qenë minuta e dyzet e një kur Trossard ka gjetur rrjeten e portierit Diogo Costa pas një topi të dhënë nga Odegaard.
Kësiosji dy takimet janë mbyllur me rezultat të barabartë 1-1, gjë e cila ka bërë që ne ndeshjen e dytë skuadrat të detyrohen që të luajnë vazhdimet dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta, çka në rast se as aty nuk dihet fituesi, atëhere përcaktues do të jete ekzekutimi i penalltive.























