08:51 / 13.03.2024
Moti në Shqipëri, me kthjellime e vranësira
rtsh.al
Qendra me presion të ulët atmosferik po zhvendoset drejt Evropës Verilindore duke ia lë vendin presionit të lartë, ku presim përmirësim të kushteve atmosferike.
Në Shqipëri moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira më reshje shiu në mesditë dhe pasdite, në mbrëmje do të kemi përmirësim, reshje bore në verilindje. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim, me shpejtësi 12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4, me lartësi vale 0.5-1.0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 3/10°C,
Zonat e ulëta 7/16°C,
Zonat bregdetare 10/16°C.























