Koci: Vendim i padrejtë, por nuk kemi alternativë tjetër|VIDEO
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Koci: Vendim i padrejtë, por nuk kemi alternativë tjetër|VIDEO

F.Sertolli / RTKlive

Analisti Melazim Koci ka thënë se vendimi i Qeverisë për dhënien e tokës Manastirit të Deçanit ishte një vendim që nuk do të mund t’i shmangeshim përgjithmonë, sepse siç tha ai nga 2016 ka qenë vetëm çështje kohe se kur do të realizohej vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Alternativa e këtij vendimi ka qenë bllokimi i Kosovës, jo vetëm në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata tjera ndërkombëtare. Ai vendim të gjithë e dimë që ka qenë i padrejtë, por se nuk kemi alternativë tjetër”, tha Koci për RTK Prime.

Ai tha se vendimin e sotëm do ta përmblidhte vetëm me një fjali. “Kurti ka humbur si opozitar, porse ka fituar si burrështetas me këtë vendim”, tha Koci.

Ndonëse, kryeministri Kurti ka fituar mbi 50 për qind të elektoratit duke premtuar se nuk do t’i bëjë këto gjera, Koci thotë se megjithatë për hirë të pragmatizmit Kosova nuk do të duhej të mbetej rob  këtyre gjërave sa ishte në opozitë.

“Poqëse mbetej Kurti në ato që ka thënë Kosova do të dëmtohej shumë nëse do të vazhdonte ky refuzim”, tha Koci duke shtuar se në opozitë mund edhe të ketë premtime.


MË SHUME NGA Lajme